#qmksh

MOST RECENT

Kalendari Historik- 2 Tetor 1887, Françesko Krispi, kryeministër i Italisë me origjinë arbëreshe, i foli Bismarkut për pavarësinë e Shqipërisë. #qmksh #history

Kalendari Historik- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i mbledhur, më 5 Prill 1995, ratifikoi "Traktatin e Mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës". #qmksh #history #diplomacy

Kalendari Historik- Në Tiranë, më 5 Prill 1947, u hap Instituti i Shkencave, institucion pararendës i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. #qmksh #history #akademi #shkenca

Kalendari Historik- Në kryeqytetin tonë, që ende ruante plagët e luftës, më 5 Prill 1945 u hap ekspozita e arteve figurative, e para këtij lloji e përgatitur në vendin tonë. Në të morën pjesë 22 artistë profesionistë dhe amatorë duke ekspozuar mbi 110 punime në pikturë dhe skulpturë. Vetë hapja e ekspozitës, kur mungonte edhe buka e gojës, ishte shumë domëthënëse. #qmksh #history #art #pikture

Kalendari Historik- 5 Prill 1939, vetëm dy data para zbarkimit të këmishëzinjve të Musolinit në tokën arbërore, të gjitha gazetat e vendit ishin mbushur me sihariqin e madh: "Shqipëria me trashigimtarë", "Skënderbeu II, lindi sot në pallatin e Princeshës Sanie", "Ngjarja më e madhe në historinë e popullit shqiptar të lirë e vetësundues". Me emisione festive mbi lindjen e trashigimtarit mbretëror, ishin mbushur edhe programet e Radio-Tiranës. Por asnjë fletore, asnjë organ tjetër, nuk kishte asnjë fjalë të vetme për agoninë që po jetonte shteti shqiptar, asnjë fjalë nuk u fol për rrezikun që kërcënonte kombin tonë. Ishte 5 Prilli i vitit 1939, kur forcat e këmishëzinjve fashistë po bënin përgatitjet e fundit në portet përtej Adriatikut, për të sulur drejt lindjes. #qmksh #history #monarch

Kalendari Historik- Më 5 Prill 1921, përfunduan zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, siç quhej parlamenti në atë kohë. U zgjodhën 75 deputetë. Në gjirin e Këshillit, u formua "Grupi popullor", që përkrahte platformën politike të Kongresit të Lushnjës. Në të bëntë pjesë Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, etj. Grupi tjetër i quajtur "Përparimtar", që kryesohej nga Hoxhë Kadriu, shprehej kundër platformës së Kongresit të Lushnjës. #qmksh #history #politik

Kalendari Historik- Në periferi të Korçës, në kodrën e Shëndellisë, më 5 Prill 1914, forcat kombëtare zhvillojnë luftime me njësitë e rregullta të ushtrisë greke. Njësi të tjera greke u ndalën nga patriotët shqiptarë në Qafën e Mborjes. Si rezultat i rezistencës së vendosur grekët u detyruan të tërhiqen duke lënë disa të vrarë. Brënda në qytet andartët grekë dhe agjentët e tyre kryen disa vrasje, ndërmjet tyre dhe At Harallamb Ballmaçin. Dhespoti i Korçës dhe 4 grekomanë të tjerë u gjetën fajtorë për trazirat në qytet. Ata u arrestuan dhe u dërguan në Elbasan për t'u gjykuar. Forcat kombëtare kryen kontrolle në gjithë qytetin. U zbuluan shumë armë dhe 8 ushtarakë grekë, që kishin hyrë fshehurazi nga Greqia dhe Maqedonia. #qmksh #history #korca

Kalendari Historik- Shqiptari, që luftoi për demokracinë në Spanjë, që komandoi njësitë vullnetare antifashiste për çlirimin e Marsejës, gjeneral Veli Dedi, "Hero i Popullit", u lind në Medvegje të Jabllanicës, më 5 Prill 1912. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen e kreu në Beograd. Në moshën 20 vjeçare, erdhi në Shqipëri dhe përfundoi në Tiranë Shkollën Ushtarake Mbretërore. U diplomua në Itali në Akademinë e Artilerisë dhe të Xhenjos. 3 vjet luftoi në brigadat ndërkombëtare në mbrojtje të Republikës Spanjolle. 5 vjet të tjera luftoi me partizanët francezë kundër pushtimit nazist të atdheut të Revolucionit të madh Francez. Pas fitores së madhe mbi nazifashistët, në janar 1946, u kthye në Shqipëri dhe shërbeu si oficer madhor në rradhët e Ushtrisë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Disa vite me radhë drejtoi Arkivin Qëndror të Shtetit. Në vitin 1959, Veli Dedit iu dha grada gjeneral-major. Ai meritoi gjithashtu titullin e lartë "Hero i Popullit" dhe dekoratat "Kavaljeri i Lirisë" dhe "Luftëtar i Brigadave Ndërkombëtare". #qmksh #history #patriots

Kalendari Historik- Komiteti Shqiptar i Stambollit, më 5 Prill 1897, botoi në gazetën "La Nacione Albanese" në Katanzaro të Italisë, memorandumin drejtuar opinionit publik ku, kërkohej bashkimi i katër vilajeteve shqiptare dhe krijimi e një shteti autonom shqiptar. #qmksh #historyclass #journal

Kalendari Historik- Në vitin 1208, Dhimitri, arkondi i madh i Arbërisë, nënshkroi marrëveshjen e paqes me Raguzën. Në tekstin e marrëveshjes, ai betohet mbi të "katër ungjijtë e shenjtë të Perëndisë se pa mashtrim dhe pa qëllim te keq do të kem paqe të sigurtë dhe do t'i mbaj përherë sa të kem jetë e të jem gjallë në qytetin e Raguzës dhe me të gjithë njerëzit raguzianë". Më poshtë në tekst, numërohen të drejtat e raguzianëve në tokat e arbërit. #qmksh #historia #shqiptare

Kalendari Historik- Më 4 prill 2009 Republika e Shqipërisë u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior, ose siç quhet shkurtimisht, NATO. Organizata ushtarake dhe politike më e madhe e ditëve tona u themelua, më 4 prill te vitit 1945 me Traktatin e Aleancës, të nënshkruar në Uashington. Fillimisht gruponte Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën, Britaninë e Madhe, Irlandën, Italinë, Luksemburgun, Norvegjinë, Holandën dhe Portugalinë. NATO ka krijuar një organizëm shumë të degëzuar, që përbëhet nga më shumë se 200 këshilla të ndryshme ushtarake, politike dhe teknike, nga komisione, komitete dhe grupe ekspertësh. Organet kryesore të saj janë Sesioni i Këshillit të NATO-s dhe Komiteti i Planifikimit të Mbrojtjes. #qmksh #history #shqiperi #nato

Kalendari Historik- Filmi ''Rojet e mjegullës" të regjizorit kosovar Isa Qosja, hapi më 4 Prill 1991, Festivalin Ndërkombëtar Kinematografik që u zhvillua në Gjermani. Për shkak të interesit të madh, ai u shfaq edhe në natën e dytë, pra pati dy prezantinne, gjë që është shumë e rrallë. Ai u ble edhe për Festivalin e vitit 1992, që u zhvillua në Augsburg dhe u prezantua edhe në Festivalin Ndërkombëtar të filmave që zhvillohet në Partubice të Çekisë. #qmksh #history #art #film #festival

Kalendari Historik- Sot përkujtohet kleriku, patrioti nga Çamëria Murat Haxhi Çami, që nuk e ndau kurrë shërbimin fetar nga ai atdhetar. Murati pasi kreu Medresen e Stambollit punoi si hoxhë në Konispol. Ishte ndër nismëtarët dhe përkrahësit e flaktë të hapjes së klubit të shqipes, në vitin 1909, të çetave kryengritëse dhe të lëvizjes patriotike. Më 1916, mërgoi në Shtetet e Bashkuara. Atje bashkëpunoi me "Vatrën" dhe shtypin patriotik të mërgimtarëve shqiptarë. Ai bë nismëtar i shumë memorandumeve, letrave dhe telegrameve të protestave në mbrojtje të lirisë pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Atdheut. Murat Çami është shquar si poet. Pas pushtimit fashist të vendit, Murati familjarisht u bashkua me Luftën Nacionalçlimtare. U nda nga jeta, më 4 Prill 1957. #qmksh #history #patriotic #cameri

Kalendari Historik- Për krerët fashistë në Romë, ishte shqetësuese vala e protestave kundër agresionit që po përgatitej. Më 4 prill 1939 në Bolonjë, "një batalion barselierësh i mobilizuar për Shqipëri, ecte duke kënduar ''duam paqe e jo luftë". Oficerët e pranishëm nuk ndërhynë dhe kjo, sikurse thekson Ciano "e tërboi Musolinin". Po atë ditë në Tiranë, u ngritën në demostrata gjimnazistët dhe me flamurin kombëtar dhe këngë patriotike kaluan nëpër rrugën "28 Nëntori". Me ta u bashkuan nxënësit e shkollës teknike si dhe shumë qytetarë të thjeshtë. Ata çanë kollonat e xhandarëve dhe iu drejtuan Pallatit Mbretëror dhe Ambasadës Italiane, duke hedhur parulla antifashiste dhe duke kërkuar armë për të përballuar agresionin. #qmksh #history #protesta

Kalendari Historik- Data 4 prill 1939, ditari i ministrit të jashtëm fashist Gaetano Ciano, përmban disa takime diplomatike me ambasadorin anglez dhe atë jugosllav. Sigurisht çështja kryesore ishte agresioni kundër Shqipërisë që ishte në përgatitjet e fundit. Për takimin e pare, konti Ciano shkruan "U largua më i lehtësuar dhe pambarimisht më i vendosur për çështjen shqiptare. Këtë desha dhe unë". Ndërsa për përfaqësuesin jugosllav ai thekson se kur u largua, "qe mjaft i qetë, edhe pse çështja është e rëndësisë ekstreme për vendin e tij". Në këtë mënyrë makina fashiste i kishte duart e lira për të vepruar. Prandaj, sikurse shkruan ministri fashist, në Pallatin Venecia, në një takim me Duçen, Sereqin e mua, vendosim t'i japim mbretit Zogu I, një ultimatum të fundit... #qmksh #history #diplomacia

Kalendari Historik- Sinjalet e para për pagëzimin e fëmijëve me emra shqiptarë, i dha shtypi i kohës. Në fletoret e asaj kohe, më 4 Prill 1937, u botua lista e parë e emrave për djem e vajza e përpiluar nga patrioti Baba Ali Tomorri. Qëllimi ishte krijimi i një tradite në këtë fushë, sikurse e kanë edhe shumë kombe të tjerë, evokimi i së kaluarës së lashtë dhe shuarja e dallimeve fetare, pra e huazimit të emrave nga turqishtja, greqishtja apo gjuhë të tjera. Në listën e emrave të botuar në ato vite, ka mjaft që tashmë kanë zënë vend në gjuhën tonë. #qmksh #history #emra #shqiptar

Kalendari Historik- Gazetat e kryeqytetit, më 4 prill 1937, ngrinin problemin e punës me plane afatgjata për të çuar vendin përpara. Këtë të vërtetë të madhe, shkruante në gazetën "Drita" kryeredaktori i saj Gjergj Bubani, "Qeveria e sotme e ka kuptuar fare mirë. E ka kuptuar Qeveria dhe ka vendosur, që paskëtaj, në të gjitha dikasteret, në të gjitha drejtimet të punohet brënda planesh konkrete dhe definitive, në administratë, në Punët Botore, në Bujqësi, në Blegtori, në Shëndetsi dhe kudo gjetkë, janë duke u hartuar prej kopetentëve plane të plota, të studiuara mirë dhe të përshtatur me nevojat dhe mundësitë tona". #qmksh #history #gazeta

Kalendari Historik- Kujtojmë sot poetin arbëresh Karrnel Kandreva i cili u lind më 4 Prill 1931. Vargjet e tij janë botuar si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri e Kosovë. Ai është autor i përmbledhjes poetike "Shpirti i arbrit rron", që u botua në vitin 1976, "Shpirti i arbërit rron, arbërisht tregon", që doli në dritë një vit më vonë dhe "Shpirti i arbërit rron, vuan degë e herëshme". Vdekja e tij e parakohshme në vitin 1982, ishte një humbje për botën arbëreshe, por edhe për kulturën kombëtare në përgjithësi. #qmksh #history #leters

Kalendari Historik- Në vitin 1460, Gjergj Kastrioti Skënderbeu kish arritur të bëjë një armpushim me turqit dhe kjo i dha mundësinë t'i vinte në ndihmë aleatit të vet Alfonsit V. U kthye në Shqipëri në vitin 1462. Duke ditur që Vatikani dhe disa nga princat europianë po përgatisnin një kryqëzatë të re, për të mos u përballur me sulmet turke, pranoi propozimin e Stambollit dhe në fillim të prillit 1463, përfundoi një paqe 10-vjeçare me sulltanin, e cila u prish në nëntor të po atij viti, me sulmet që ndërmori Skënderbeu i shtyrë nga Papa dhe Venediku. #qmksh #history #albanians

Most Popular Instagram Hashtags