#lexonilibra

MOST RECENT

I sapo përfunduar se lexuari për herë të pestë!
Absolutisht 🌟🌟🌟🌟🌟
Një rrëfim ndryshe nga #khaledhosseini. Jo një roman i mirëfilltë si librat e tjerë të tij por një rrëfim përmes një letre që babai i drejton të birit, po aq i bukur, i thellë dhe emocionalisht shumë i fortë.
Shpesh nuk ka nevojë për shumë fjalë dhe sterhollime për të treguar historinë e një kombi. Hosseini edhe në këtë libër ka ditur të prekë thellësisht lexuesin dhe dhe emocionojë fjalë pas fjale.
Gjatë një udhëtimi në det në kërkim të një shtëpie të re dhe të sigurtë babai i pëshpërit të birit të kapluar nga gjumi i pafajshëm fëminor për jetën që lanë pas, për fëmijërinë e tij të hareshme për përjetimet e bukura që është munduar tia trashëgojë edhe të birit por ai ka një peng dhe thotë: “ Do të doja të mos kishe qenë kaq i vogël. Se nuk do ta kishe harruar shtëpinë e fshati.... Por ajo jetë, ajo kohë madje edhe mua tani më duket endërr”
Por djali ka njohur fatkeqësisht dhe mban mend një realitet tjetër atë të protestave, bombave, gërmadhave, varrimeve që shtynë shumë bashkëkombas të tij të hipin në varka dhe të kërkojnë një strehë të sigurtë ne Evropë dhe deri sa të mbërijnë atjë nuk u mbetet gjë tjetër veç se të luten. Babai i jep kurajo birit të tij por ai edhe vetë është i pasigurtë nëse çdo gjë do të shkojë mirë dhe e therr në zemër besimi absolut që djali ka tek ai. Babai lutet “ lutem që Perënditë ta drejtojnë këtë varkë siç duhet... sepse ti je një ngarkesë e çmuar , Maruan, më e çmuara që mund të ekzistojë ndonjëherë. Dhe unë lutem që deti ta dijë këtë”
Nëpërmjet këtij rrefimi shumë intim mes babait dhe djalit shpaloset vuajtja e një kombi të tëre, frika, ankthi dhe vdekja që është kaq pranë. Një histori dashurie për atë që jetuan dhe atë që lanë pas, një dashuri e madhe për jetën dhe vijimësinë. Njerëz të frikësuar dhe të pashpresë që nuk janë të mirëpritur në “ botën e sigurtë” por që nëse do ti njihnim më mirë do tu hapnim jo vetëm dyert e tokës por edhe ato të zemrës.
Dhimbje vuajtje, kurajo dhe shpresë ka me shumicë në këtë libër.
I jashtëzakonshëm #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bibliobibuli #bookaddicted #bibliomania #booklover #seaprayer @khosseini

Shkruar në formën e një letre, #Lutjedetit është një reagim i babait, ndërsa shikon djalin e tij në gjumë, në udhëtimin e rrezikshëm nëpër det, që shtrihet përpara tyre. Është gjithashtu një pasqyrë e jetës së tyre në Homs, Siri, para luftës dhe e shndërrimit të shpejtë të atij qyteti nga një vend i qetë në një zonë vdekjeprurëse lufte.
Ky tregim poetik i rrëfyer me shumë intensitet, në përkujtim të përvjetorit të tretë të vdekjes së Alan Kurdit 3-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një breg të Turqisë në shtator të vitit 2015 e duke shkaktuar zemërim në mbarë botën, hapet me përshkrimin e një plazhi të ndriçuar nga drita e hënës, ku një baba mban në krahë të birin që fle, teksa presin zbardhjen e agimit dhe mbërritjen e varkës.

#lexonilibra #seaprayer #lutjedetit #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bookaddicted #bibliobibuli #booklover #bookaddiction #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bookstagram #bookish #bookworm #bookshelf @khosseini

19 shtator 1985 do te na linte Italo Calvino, nje nder shkrimtaret me te mire italiane. Per mua, shume fatsjelles si perkthyese, duke qene se "Baroni rebel" eshte perkthimi im i pare i botuar. Nje fragment te tij e gjeni te Kurrkundi. // "Il barone rampante" la mia prima traduzione, 2001. .
.
#italocalvino #baronirebel #ilbaronerampante #perkthimi_im #mytranslation #kurrkund
#instaleterature #bookstagram #lovereading #translation #italian_literature #aidabaro #letersi_italiane #books #lexonilibra

I sapo përfunduar! 🌟🌟🌟🌟🌟
#bijdhedashnore #dhlawrence

Oh sa libër i fortë, sa i bukur! Nga ata që kur e mbyll të le një boshllëk në shpirt. A mund të quhet shumë dashuria e një nëne ndaj femijëve të saj? A mund të themi: ajo i donte aq shumë sa gjithë ajo dashuri u bëri dëm? Për mua jo!
Në ka një dashuri e cila ve në lëvizje botën është dashuria e nënës. Një dashuri e madhe, e fortë deri në dhimbje. Dashuri që fillon me përkujdesjen ndaj foshnjës se saj dhe mbaron në një dashuri për jetën, për të jetuar sa më gjatë që të mund të duash gjithnjë e më fortë fëmijën tënd. Një dashuri reciproke po aq e madhe vjen edhe nga fëmijët dukë zënë fill nga ngrohtësia e prehërit të nënës në fëmijëri dhe duhe u shndëruar në gjënë më të vyer në jetë.

Edhe zonja Moreli kështu i deshi fëmijët e saj. Pa tek ta mishërimin e jetës dhe shpresën në ditët më të vështira të jetës, i rriti me dashuri dhe bëri çmos ti arsimojë dhe ti nxjerrë në jetë por nuk i largoi dot kurrë nga vetja. Kjo i bëri djemtë e saj të kishin një jetë sentimentale të trazuar, të mos merrnin dot vendime pasi cdo ndjenjë ndaj një femre tjetër dukej si tradhëti ndaj dashurisë së nënës. Një lidhje e pazgjidhshme nënë e bir, një dashuri që zgjat përtej vdekjes dhe që le një boshllëk të jashtëzakonshëm.

Ky libër trajton marrëdhënien nënë- fëmijë (djalë) në një tjeter këndvështrim, të hasur rrallë. Duket sikur nëna e donte kaq shumë djalin dhe anasjelltas sa që ai nuk ndërtonte dot jetën e tij. Nuk mendoj se ështe tamam ashtu, nëna e donte djalin shumë dhe kërkonte partneren më të mirë të mundshme për të por është djali që nuk merr dot përsipër përgjegjësitë për jetën e vetë.

Mos e lini pa lexuar! Dashura e nënës nuk është kurrë e tepët.

#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddicted #bookaddiction #bibliomania #bobliomaniac #bibliobibuli #bookish

Hipnotizuesi #larskepler #hypnotisören
Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku. Ai është shtruar në gjendje të rëndë shoku dhe nuk komunikon me botën përreth, por duke qenë dëshmitari i vetëm i ngjarjes duhet pyetur tani, sepse vrasësi kërkon ta përmbushë veprën duke vrarë edhe motrën e madhe të Jozefit. Ka vetëm një mënyrë për të marrë ndonjë të dhënë: të hipnotizohet Jozefi menjëherë dhe këtë mund ta bëjë vetëm mjeshtri i hipnozës, dr. Erik Maria Bark, i cili para 10 vjetësh ka premtuar të mos e praktikojë më hipnozën. Eriku nuk e di se e vërteta që do të vijë prej djalit nën hipnozë do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e tij... #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddict #bibliophile #bibliomaniac #bibliomania #booklish #bookworm #bibliobibuli #bookstagram #books #goodbooks

Botim i ri #earlybirthdaypresent #thanks #faleminderit @botimepegi #vajzaedikurshme #jpdelaney #thrillerbooks
E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta. Shtëpia është ndërtuar me qëllimin e vetëm që t’i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh... Pas një tragjedie vetjake, Xhejni ka nevojë t’ia nisë nga e para, dhe rruga “Folgejt” duket vendi i përkryer. Pak pasi vendoset në shtëpinë e re, merr vesh për fatin e Emës, qiraxheshës së parë. Në historinë që i shfaqet pak nga pak, ka shumë zona të errëta. Teksa përpiqet të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, befas e shkuara nis të marrë jetë.
Një triller psikologjik magjepsës, një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, “Vajza e dikurshme” ndërthur fatin, në dukje të mbarë, të një gruaje me fundin e mistershëm të një tjetre, në një kaleidoskop hipokrizie, mashtrimi dhe vdekjeje. “Jeni të lutur të bëni një listë të çdo gjëje që është thelbësore për ju.” Kjo kërkesë e çuditshme dhe e bezdisshme do të jetë nisja e një rrugëtimi me pasoja shkatërrimtare.
#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bibliobibuli #bookish #bookstagram #books #bookshelf

Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.

Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie.

Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit... Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German.

Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë.

Dashuria e tij e lindur për misterin, do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.

#marina #carlosruizzafon #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bibliophile #biblioterapia #bibliomania #bibliobuli #bookstagram #bookshelf #bibliomaniac #bookish

#Repost @kendi_i_leximit (@get_repost)
・・・
Dashuria mbi gjihçka #katiekacvinsky Grei është një djalë i ngrysur dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Dilani nuk është si vajzat e tjeta që ka njohur Grei. Ajo është shpirtërisht dhe mendërisjt e hapur, Tërësisht vetvetja, e pandikuar nga mendimet e të tjerëve.... #lexonilibra #libratemire #unelexoj #dashuriambigjithcka #firstcomeslove #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bookish #bookshelf #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bibliobibuli #bookstagram #books #goodbooks

"Lëvizja Studentore Shqiptare 1990-1991" - nga Dr. #LlukmanHalili , @botimetprinci 2016, - është një punë kërkimore shkencore me të cilën autori mori gradën "Doktor" në Universitetin e Zarës. Si gazetar i politikës së jashtme në TVP gjatë viteve 1985-1990 dhe më pas korrespondent i Agjencisë Informative Gazetare "Hina" nga #Kosova, #Shqipëria dhe Bullgaria, ai është një njohës i mirë i realitetit shqiptar të viteve '90.
Sipas Prof. Dr. #ShinasiARama, "në këtë disertacion Dr. Halili argumenton që tranzicioni #shqiptar ishte një rast i veçantë, sui generis, për arsye se roli qendror në këto procese të fillimit u luajt nga Lëvizja Studentore Shqiptare. Për të, kjo njihet si Lëvizja Studentore e Dhjetorit, jo pse ndalet në Dhjetor, por sepse aktiviteti i saj nisi në Dhjetor 1990. Pra, në argumentin e tij, kjo nuk është një lëvizje e kufizuar në disa ditë, por e shtrirë në disa muaj. Nga këndvështrimi i tij, kjo Lëvizje nuk u kap dhe kontrollua nga regjimi..." Për të dhënat e librit shih linkun në bio ➡
http://bukinist.al/sq/histori/598-levizja-studentore-shqiptare-1990-1991.html

#botimetprinci #libratqëdua #lexonilibra #shqiperia #shqip #tirana #book #books #studim #research

Sa shumë po më pëlqen! “ E gjjthë familja ishte e lumtur. Shtëpia mbetej shtëpi dhe ata e donin atë me gjithë shpirt, pavarësisht vuajtjeve që mund të kishin hequr në të.” #bijdhedashnore #dhlawrence #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #clasics #bookish #bibliomania #bibliomaniac #bibliophile #bookshelf #goodbooks #bookstagram #books

I sapo përfunduar!
🌟🌟🌟🌟🌟
Një libër që e lexova pas disa vitesh që kur e kam blerë por që më pëlqeu shumë.
Një rrefim i gjallë plot me detaje, një histori ambicjeje, historia e një provinciali, oportunist pa ndonjë talent dhe aftësi të veçantë i cili synon pozita dhe pasuri duke shfrytëzuar suksesin me gratë e pasura. Një shpirt i kalbur dhe pa vlera, ariatokracia parisiane që jeton në mondanitet, dreka, teatro por në thelb e kalbur, pa ndjenja dhe dashuri. Etja për pushtet dhe para kapërcen përtej imagjinatës duke e bërë Dy Ruanë një lakmitar pa fre që kalon sa nga prehri i një gruaja pasanike tek tjetra me synimin për të dalë nga gjirizi dhe varfëria ku jetonte dhe për tu katapultuar në rangjet më të larta të shoqërisë. Një vepër e shkruar në 1885 por që vjen kaq aktuale. Një i ri që nuk bën kompromise për të realizuar synimet, që përbuz veten, prindërit, familjen, shoqërinë dhe krenarinë për pasuri. Një histori plot materializem, cektësi profesionale, marrëdhënie të jashtëligjshme, korrupsion dhe mbi të gjitha dashuri për status,prestigj dhe pasuri.
Më kanë pëlqyer shumë rrefimet, detajet dhe nderthurrja e personazheve me njëri- tjetrin. Një libër nga ata më të bukurit, me mesazhe të thella por të thëna troç dhe thjeshtë.

Thelbi: ... “dhe lakmia, një lakmi si vreri po i kullote në shpirt pikë-pikë si një helm që prishte të gjithë gëzimet e tij dhe ia bënte jetën mënxyrë”

#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddict #bookcover #bookadaychallenge #bookish #bookshelf #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bibliobuli #goodbooks #bookstagram #books #gidemopassan #belami

I can never read all the books I want; I can never be all the people I want and live all the lives I want. I can never train myself in all the skills I want. And why do I want? I want to live and feel all the shades, tones and variations of mental and physical experience possible in my life. And I am horribly limited.
Sylvia Plath
#sylviaplath
#bookaddicted #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddiction #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bookish #reading #goodbooks #bookshelf #bookstagram #bookselfie

Motra Keri #teodordrayzer
Ky Libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj.

#lexonilibra #libratemi #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddict #bookaddicted #bookaddiction #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bibliobuli #bookish #bookstagram #goodbooks #bookshelf #ombragvg

I sapo përfunduar 🌟🌟🌟🌟
E ku ka si dashuria!? Ajo ka fuqinë të levizë botën, ti japë asaj harmoni dhe ngjyra.
Një libër i shkruar me nje stil te thjeshtë dhe të rrjedhshëm. Historia e dashurisë së dy adoleshentëve e rrëfyer nga vetë ata. Një dashuri e madhe e parë në dy këndvështrime, duke njohur personazhet dhe njekohësisht përjetimet e tyre. Çdo njeri e gjen veten në faqet e librit pasi çdo kush që ka dashuar e kujton gjithmonë takimin e parë, daljen, prekjen, puthjen e parë, herën e parë, zënkën dhe pajtimin e parë, fluturat në stomak dhe çdo detaj tjetër. Ky libër na i risjell në kujtesë të gjitha këto kujtime dhe përjetime.
Një libër ku dashuria është mbi të gjitha por që në të gjen gjithashtu dashurinë e madhe per familjen, për motrën/ vëllain, për jetën dhe pasionet por gjen edhe një dashuri të madhe për liri, për të jetuar jetën pa një plan të mirëfilltë, për ti thithur asaj nektarin pa menduar për të nesërmen
- Pra ky është çelësi i lumturisë? Të mos e marrësh jetën seriozisht?
- Jo, jetën merre seriozisht. Në fund të fundit është një gjë e pashmangshme. Sekreti është të mos e marrësh veten seriozisht. Hidhi gjerat pas krahëve. Mos e vrit mendjen fare për atë që mund të mendojnë të tjerët për ty. Madje dil edhe jashtë parashikimeve të tyre; kjo është mënyra më e goditur për t’i mbajtur ata tërë kohën sy e veshë.
Më ktheu vite pas, atëhere kur emocionet e para të trondisin jetën, kur të dridhen duart dhe të pritet oreksi nga dashuria.

#dashuriambigjithcka #katiekacvinsky #firstcomeslove #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bookish #bibliophile #bibliomaniac #bibliomania #bibliobibuli #goodbooks #instabook #bookstagram #books

Dashuria mbi gjihçka #katiekacvinsky Grei është një djalë i ngrysur dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kureshtare, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, krejt e kundërta e tij. Dilani nuk është si vajzat e tjeta që ka njohur Grei. Ajo është shpirtërisht dhe mendërisjt e hapur, Tërësisht vetvetja, e pandikuar nga mendimet e të tjerëve.... #lexonilibra #libratemire #unelexoj #dashuriambigjithcka #firstcomeslove #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bookish #bookshelf #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bibliobibuli #bookstagram #books #goodbooks

#Repost @kendi_i_leximit with @get_repost
・・・
I lexuar para disa vitesh 🌟🌟🌟🌟🌟
Një thriller drithërues, një histori e ndërlikuar, një zhdukje e mistershme, të fshehta familjare të frikshme. Një libër që lexohet me një frymë

Kanë kaluar shumë vjet që kur Harieta, mbesa e dashur e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Tashmë shumë plak Vanger vendos të bëjë një përpjekje të fundit për të hedhur dritë mbi misterin që ka shënjuar gjithë jetën e tij. Blomkvisti, gazetar i suksesshën, i specializuar për reportazhe që denoncoje korrupsionin dhe bisneset e dyshimta heton me themel historinë e familjës Vanger. Sa më shumë heton aq më të tmerrshme jane zbulimet... #burraqeurrejnegrate #stieglarsson #lexonilibra #libratemire #unelexoj @botimedudaj #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bookshelf #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bookish #bibliobibuli #bookstagram #books #milleniumtrilogy

I lexuar para disa vitesh 🌟🌟🌟🌟🌟
Një thriller drithërues, një histori e ndërlikuar, një zhdukje e mistershme, të fshehta familjare të frikshme. Një libër që lexohet me një frymë. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme....Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.

Kanë kaluar shumë vjet që kur Harieta, mbesa e dashur e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Tashmë shumë plak Vanger vendos të bëjë një përpjekje të fundit për të hedhur dritë mbi misterin që ka shënjuar gjithë jetën e tij. Blomkvisti, gazetar i suksesshën, i specializuar për reportazhe që denoncoje korrupsionin dhe bisneset e dyshimta heton me themel historinë e familjës Vanger. Sa më shumë heton aq më të tmerrshme jane zbulimet... #burraqeurrejnegrate #stieglarsson #lexonilibra #libratemire #unelexoj @botimedudaj #booklover #bookblogger #bookaddiction #bookaddicted #bookshelf #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bookish #bibliobibuli #bookstagram #books #milleniumtrilogy

I sapo përfunduar 🌟🌟🌟🌟
Një libër shumë i bukur që mbart në vetvete në dukje një histori femijësh por që ka mesazhe të thella dhe jetësore.
Historia rrëfehet nga një vajzë 9 vjeçare por nuk është një histori fëmijësh. Figura e një babai të vetëm në rritjen e dy fëmijëve, i drejtpërdrejtë, i përkushtuar ndaj familjes dhe ndaj profesionit por mbi të gjtha figura e një burri të drejtë i cili nuk i trajton femijët si të vegjel (ashtu siç mbeten gjithmonë në sytë e një prindi) po bisedon me ta seriozisht duke i ushqyer vetëm me frymën e mirësisë dhe drejtësisë. Dy fëmijët e shikojnë figurën e babait si idhullin e tyre, si yllin udhëheqës të jetës, si njeriun që nuk gabon kurrë. Një marrëdhënie e shkelqyer mes tyre.
Ngjarjet zhvillohen një një komunitet të vogël por të larmishëm si nga ana kulturore ashtu edhe nga mendësitë. Në të gjen paragjykime, racizëm, izolim, thashetheme, opinion shoqëror të fortë por mbi të gjitha drejtësi. Të sjellurit mirë, të qenit i drejtë dhe i paanshëm janë cilësitë që nuk të mposhtin kurrë por që mundësojnë një jetë dhe ndërgjegje të qetë, të bëjnë të ecësh me kokën lart dhe pa frikën që të shikosh drejt në sy çdokënd.

#tevraseshzogunperqeshes #tokillamockingbird #harperlee #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddicted #bookaddiction #bibliophile #biblomania #bibliomaniac #booshelf #bookish #bibliobibuli #bookstagram #goodbooks

Thuamë se më dashuron

Duamë dhe ma thuaj këtë, mbaje pezull kohën me frymën tënde sepse kur më thua se më do, nga kreshtët e dallgëve të harlisura del e duket Atlantida dhe me mu si në një tokë të thatë do të kalojmë detin e Kuq te harresës... #thuamesemedashuron #erihmariaremark #erihmariaremarque #lexonilibra #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddicted #bibliophile #bibliomania #bibliomaniac #bookish #bookshelf #bibliobibuli #bookstagram #books

Most Popular Instagram Hashtags