#lexonilibra

MOST RECENT

I sapo përfunduar. #njeburreiquajturuve #fredrikbackman

Një libër i bukur me një që të bën të vesh buzën në gaz, të trishtohesh dhe të reflektosh në të njëjtën kohë.
Uve është një burrë që kërkon të vendosë botën në rregull, shpesh ai etiketohet si i vrazhdë, i ftohtë dhe arrogant por siç thuhet në libër: Në jetën e një burri vjen gjithmonë një çast, kur ai duhet të vendosë se ç’lloj burri do të jetë. A do të jetë nga ata që i lenë njerëzit t’i shkelin me këmbë apo jo.
Njerëzit janë ata që janë, prej asaj që bëjnë. Jo prej asaj që thonë.

Një dashuri e madhe për bashkëshorten aq sa ai nuk mund të jetojë pas ikjes së saj ndaj tenton disa herë ti japë fund jetës por për fat pa sukses kjo falë fqinjëve të rinj.
"Kur humbet dikë, humbet gjerat më të çuditshme. Gjërat e vogla. Buzëqeshjet. Mënyrën se si kthehej në shtrat kur flinte. Edhe rilyerjet e dhomës për të.."
"Uven nuk e kishin pyetur kurrë se si kishte jetuar, përpara se ta njohte atë. Por, nëse ndokush do ta kishte bërë, ai do t’i ishte përgjigjur se nuk kishte jetuar..." Kështu di
të dojë Uve
Historia e një burri inteligjent, me shpirt të madh por të mbyllur në vetvete. Një botë plot larmi, që ndryshon por që vlerat, puna dhe ndershmëria janë vyrtyte që nuk zbehen kurrë. Dhimbja që le pas humbja e prindërve dhe forca që zbulon se ke brenda vetes kur do dhe duhesh pa kushte. Një libër bashkëkohor për të mos u humbur!

#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddicted #bookstagram #bibloiphile #bibliomaniac #books #bookish #bookworm #bookdragon #bookshelf

Dramatik, realist, herë-herë i hareshëm: ky është një roman mbi shpresën, një rrëfim që na mëson shumë mbi veten tonë.

A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani “Indeksi mesatar i lumturisë” i shkrimtarit portugez #DavidMachado. Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike. Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në identitet, duke shpëtuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të. Ky roman hedh pikëpyetje të rëndësishme mbi rolin që luajnë arritjet e sukseset, apo çfarë njihen botërisht si të tilla, në lumturinë tonë. A janë vërtet këto që na bëjnë të ndihemi të lumtur? Apo ndoshta janë gjërat e vogla: një falënderim, një buzëqeshje e ngrohtë, përqafimi i fëmijëve, mbështetja e
partnerit... Ndoshta të tjerat janë thjesht një stoli e bukur, antike, por e rëndë, shumë e rëndë. Kush e ka, e mban me krenari, me xhelozi, por kur nuk e kemi, kur fati na bën ta humbim, ndihemi më të lehtë, më të lirë, më vetvetja.

#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookaddicted #bookstagram #books #bookish #bibloiphile #bibliomaniac

#alkimisti #paulocoelho
Një libër i thjeshtë, por me thënie dhe vërtetësi të shumta, aq sa një lexues e gjen veten duke nënvijëzuar dhjetëra fjali të preferuara në libër.
Të gjithë ne kemi pasione dhe dëshira, disa prej të cilave i fshehim nga sytë e botës për shkak të frikës se mund të na tallin, ose për shkak të frikës prej dështimit në rrugën e realizimit të tyre. Libri na tregon pikërisht se sa e rëndësishme është të ndjekim ëndrrat tona, pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët rreth nesh. Është historia e njerëzve të ndryshëm, disa prej të cilëve e mundën frikën dhe ia dolën t’i realizonin ëndrrat e tyre dhe disa të tjerë u mundën nga presioni dhe jetuan një jetë në përpjekje për të ndryshuar sipas “rregullave” që bota kishte vendosur në vite.

#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger
#bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram #bookshelf #bookworm

I sapo perfunduar.
Nuk di cfare te shkruaj me pare per kete liber, me pelqeu pafund, mi mbushi syte me lote.
Nje rrefim tejet i vecante, nje kendveshtrim i pazakonte i nje historie te jashtezakonshme. Marrezia njerezore, indoktrinimi dhe nje mendje e semure qe plagosi boten ne menyren me barbare. Fuqia e fjales eshte siperore, ajo shpetoi Lizelin, fuqia e fjales se Hitlerit i vuri zjarrin botes. Nje vajze e vogel e etur per dije dhe lexim do t`ju shoqeroje ne nje histori plot vujatje, ne nje realitet te trishte. Do te njihni shume njerez, njerez me zemer te madhe por mbi te gjitha do te njihni hajduten me te mire, hajduten e librave.
Vdekja kurre nuk kishte qene e zene me pune si ne ato vite.
Shume dhimbje, shume vjdekje, shume dashuri, dashuri per librat. “Librin nuk e leshonte. Shtrengonte me deshperim fjalet qe i shpetuan jeten.” #hajdutjaelibrave #MarkusZusak #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookcoholic #bookshelf #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

"#Kosova dhe Enver Hoxha: Përmes dokumentave arkivore të pabotueme deri më sot" nga Esat Myftari, #botimetPrinci 2016, dizajn @buzi_irena.
Në këtë vepër autori qas marrëdhënien #Shqipëri - #Kosovë - #Jugosllavi ( #Tiranë - #Prishtinë - #Beograd ) përmes dokumentave të deklasifikuara diplomatike, ku shqyrtohen çështje të tilla: "A e shiti #EnverHoxha Kosovën tek #Tito nëpërmjet lidershipit kosovar?"; Si (u) ndikuan #RexhepQosja #FadilHoxha, Ali Shukria, Kapllan Resuli, Jusuf Gërvalla, Mahmut Bakalli, Esat Mekuli, Dhimitër Shuteriqi, #RamizAlia #BujarHoxha etj.? #EsatMyftari u lind në Pejë më 1940. Më 1976 e arrestuan në Lezhë dhe e dënuan me 10 vjet burgim për agjitacion dhe propagandë. Më 1991 e zgjodhën deputet të PD-së @partia_demokratike_al në zgjedhjet e para pluraliste. Më 1992 emërohet Drejtor i Drejtorisë së Diasporës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. 2000-2001 punon si diplomat në ambasadën #shqiptare#Riad të Arabisë Saudite. Tashmë ai punon dhe jeton në #Tiranë.
Për më tej shih linkun tek #bio @botimetprinci ➡ http://bukinist.al/sq/histori/1904-kosova-dhe-enver-hoxha.html
.
.
.
.
.
#Prishtina #Peja #Prizreni #Tirana #libratqëdua #lexonilibra #photo #book #books #ig #booklover #insta

#vrasesiiverber
Personazhi kryesor që është edhe rrëfimtarja e romanit, Irisi është nga dy motrat në gjeneratën e mesit, gjeneratën e tretë është më e madhja dhe vendos një ditë në moshën 80-vjecare të ulet dhe ti shkruajë mbesës së saj një letër shumë të gjatë ku rrëfen historinë në familje dhe shpjegon cfarë sipas saj i ka ndodhur motrës së vogël e cila vdiq në moshën 25-vjecare. Në rrethana shumë të cuditshme mendohet se vrau veten. Aftësistë rrëfyese të #Atwood janë vlerësuar nga kritika, ndërsa brenda romanit ndërthuren mjeshtërisht tre rrëfime.
#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookcoholic #bookshelf #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram @botimepegi

#Repost @botimetprinci (@get_repost)
・・・
Faleminderit #republikaelibrave, @flogertakrypi dhe gjithë stafit të @penaere256 #penaere :)
Repost @republikaelibrave
by @media.repost:
@botimetprinci është një shtëpi e vogël botuese, por me punime dhe libra shumë cilësore të autorëve shqiptarë. Sot në republikën e librave do të kemi një përmbledhje të shkurtër për Arshi Pipën, Frederik Rreshpja dhe Zef Zorba. .
.
.
.
.
#botimetPrinci #ArshiPipa #ZefZorba #FrederikRreshpja #libratqëdua #lexonilibra #fjal #fjala #ebukur #shqipe #shqiperia #kosovo #kosova #albanian #albania #book #books #insta #graphicdesign

Faleminderit #republikaelibrave, @flogertakrypi dhe gjithë stafit të @penaere256 #penaere :)
Repost @republikaelibrave
by @media.repost:
@botimetprinci është një shtëpi e vogël botuese, por me punime dhe libra shumë cilësore të autorëve shqiptarë. Sot në republikën e librave do të kemi një përmbledhje të shkurtër për Arshi Pipën, Frederik Rreshpja dhe Zef Zorba. .
.
.
.
.
#botimetPrinci #ArshiPipa #ZefZorba #FrederikRreshpja #libratqëdua #lexonilibra #fjal #fjala #ebukur #shqipe #shqiperia #kosovo #kosova #albanian #albania #book #books #insta #graphicdesign

“Hajdutja e librave” #MarkusZusak.
Do t’ju kthejë vitet 1939 të Gjermanisë, kohë kur jeta ishte e barazvlefshme me vdekjen.

Një libër me një gjetje interesante… Nje histori e njohur nga bota mbarë dhe që rrëfehet nga një larmi personazhesh, ku vdekja është personazhi kryesor, që rrëfen Gjermaninë naziste.
Lizeli është vajza e cila mban mbi supe faktin e të qenit pikërisht hajdute librash. Vajza nëntë- vjeçare, që jeton në lagjen “Himmel”, që përtej jetës së saj sjell edhe historinë e banorëve të asaj lagjeje.
Në dukje një hajdute librash, por që kërkon të sjellë mesazhin dhe thirrjen që libri të vjedhe sa më shumë lexues.

#hajdutjaelibrave. #thebookthief #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookcoholic #bookshelf ##bookstagram #bookaddicted #bibloiphile #bibliomaniac #books

Letra e harruar #ninageorge nje liber qe duhet lexuar patjeter!
Ky eshte nje liber plot dashuri. Dashuri per ndjenjat e jetuara, dashuri per kujtimet e bukura, dashuri per natyren, dashuri per token, dashuri per tangon, per veren e mire dhe per bageten por mbi te gjitha nje himn dhe dashuri per librat. Ato shihen si celesi i lumturise dhe suksesit, si ilaci qe sheron plaget dhe shpirtrat e trazuar. “Ç`shije duhet te kete nje liber? Si akullore? Pikant, si mish? Apo si vere e fresket? ”

Ky liber te merr me vete ne nje udhetim neper France dhe te ben te jetosh emocionet, te shijosh udhetimin, ngjyrat dhe te ndjesh aromat e jashtezakonshme.
Nje testament per dashurine- e humbur, e kerkuar e te rigjetur- dhe fuqine sheruese te librave.

#letraeharruar #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookcoholic #bookshelf #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

"#HomoIdeologicus në shkencën #shqiptare", një vepër nga gjuhëtari i shquar #shqiptar e me prodhimtari të madhe shkencore Dr. BahriBeci @bahribeci, #botimetPrinci 2015. Sipas akademikut #BahriBeci, "...Në këtë përmbledhje me artikuj, intervista dhe meditime të periudhës 1990-2013 do të njiheni me disa të vërteta, të pakëndshme ndoshta, po gjithsesi të vërteta,... 50 vitet e komunizmit ishin të mjaftueshme për të krijuar në #Shqipëri "njeriun e ri" ose më mirë "homo ideologicus", që e vë ideologjinë mbi të vërtetën dhe mbi moralin. ...Kur ti thua një të vërtetë për periudhën e komunizmit "homo ideologicus" së bashku ulërijnë "po shkatërrohet #demokracia", kur ti thua një të vërtetë për historinë e gjuhës letrare ata ulërijnë "po shkatërrohet #kultura #kombëtare"..." - B. Beci, autor i fonetikës së shqipes standarde, i gramatikës së gjuhës shqipe për të gjithë dhe i gramatikës për mësuesit e gjuhës amtare etj., sot është anëtar i asamblesë së përgjithshme të Qendrës së Studimeve Ballkanike të Parisit dhe anëtar i redaksisë së revistës shkencore #HylliiDritës.

Për më tej shiko linkun tek #bio @botimetprinci ➡ http://bukinist.al/sq/publicistike-ese/576-homo-ideologicus-ne-shkencen-shqiptare.html
.
.
.
.
.
#Shkodra #shkodran #Tirana #Kosova #Albania #fjala #shqip #libratqëdua #lexonilibra #book #books #ideology #photo

Burimi i jetes #aynrand
Ky klasik i të gjithë kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standarteve konvencionale, përpjekjet për të ruajtur të pacenuar integritetin e tij për të qenë vetvetja me çdo kusht dhe në cdo rrethanë; dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht, Dominikë Frenkonit, gruas së dashuruar marrëzisht dhe në mënyrë pasionale me Hauard Rorkun, por që martohet me armikun e tij më të egër; rrëfen historinë e një dënimi të egër e fanatik të një shoqërie të zemëruar kundër një krijuesi të madh. Subjekti i këtij romani përfaqëson idetë më sfiduese që mund të jenë paraqitur ndonjëherë në një vepër letrare – egoja, uni i njeriut është burimi i përparimit të shoqërisë njerëzore.

I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe ata që përpiqen ta mundin.

#Thefountainhead #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #booklover #bookblogger #bookshelf #bookcoholic #bookaddicted #bibliomaniac #bibliophile #books #bookstagram

#PërrallateTranzicionitShqiptar nga #Professor #ShinasiARama - @botimetprinci 2012.
Ky libër është një përpjekje për të reflektuar mbi shkaqet e dështimit të proceseve historike të transformimit të gjithanshëm të shoqërisë shqiptare, e të kalimit nga një sistem shoqëror në një tjetër, pra të kësaj periudhe mbi 20-vjeçare të përcaktuar si #tranzicion.
- #KiçoBlushi shkruan për librin&autorin: "...Me një mprehtësi dhe tejpashmëri të lavdërueshme të dukurive tona, edhe pse nuk jeton këtu, Shinasiu përshkruan cilësitë dhe veçoritë e "parisë së Tiranës", përkatësisht të klasës së sotme politike, duke vënë syrin dhe fjalën e tij mbi plagët dhe hallet tona" -

Sh. A. Rama është #ClinicalProfessor Profesor Klinik në Programin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në #NewYorkUniversity në SHBA. Ai ka qenë bashkëthemelues i Partisë Demokratike @partia_demokratike_al#Shqipëri dhe një nga studentët më të angazhuar në Lëvizjen e Dhjetorit 1990. Përveç studimeve në Shqipëri, ai ka bërë masterin në #SouthCarolinaUniversity dhe mban gradën #Doctor i Shkencave Politike nga #ColumbiaUniversity. - në ballinën e librit: ilustrimi #DonQuixotedelaMancha 1863, nga #GustaveDoré . #dizajn nga @buzi_irena.
Mbi të dhënat e librit kliko linkun tek #bio ➡ http://bukinist.al/en/histori/597-perrallat-e-tranzicionit-shqiptar.html
.
.
.
.
.
#botimetPrinci #shqip #shqiptar #Shkodra #Tirana #Shqiperia #libratqëdua #lexonilibra #book #books #booklover

Dhe malet oshtinë.

E para dashuri e imja, nuk ka qenë babi, ka qenë vëllai. “Dhe malet oshtinë”. E pamundur të mos e dua këtë histori. Në të je sërish e mbërthysr në kurthin e dhimbjes.
Pari, 3 vjeç do të ketë mundësi të rritet mës të mirave, larg familjes, për të mos i takuar në një të tashme të afërt. Nga Kabuli, ajo do të shkojë në Paris, së bashku me Nilan, e cila e lë burrin e saj në Kabul, dhe që është një personazh jo aq i lehtë. Një poete, dhe një narciziste, merr rrugën për të jetuar e vetme me të bijën e ‘birësuar’. Pari nuk e njeh të kaluarën e saj. Ajo sheh vegime, ndjen një boshllëk të madh, ka një pjesëz që i mungon buzëqeshjes së saj rrëzëllitëse, Abdullahu vëllai i saj, ama ajo nuk mban mend asgjë.
Vitet kalojnë, duke rrëfyer jetët e personazheve, të lidhur ngushtë me njëri tjetrin. Pari martohet me një një mësues, dhe ka tre fëmijë. Vendos, t’i japë fund pikëpyetjeve që ngrejnë  parandjenjat e saj, udhëton drejt Afganistanit për të njohur të kaluarën e saj, të një jete që u pre në mës, e për të cilën ajo as që ishte e vetëdijshme.
Abdullah, tashmë jeton në Kaliforni, drejton një restorant. Të vetmen fëmijë që pati nga martesa e tij, ai e quan Pari, e lufton për të gjetur tek ajo grimcat e të motrës. Nuk është jetë e lehtë për të . Gruaja e tij vdes, e Pari vendosë të heqë dorë përkohësisht nga ëndrrat e saj për të ndjekur shkollën e artit, e i përkushtohet të atit, Abdullah i cili vuan nga sëmundja e çregullimit të ekuilibrit mendor, i cili shkakton mes të tjerash dhe humbjen e kujtesës.

Rrënqethëse, krahasimi i një oshtime që vjen nga malet, porsa ata takohen. Në fakt takimi është tejet emocionues, por jo me një fund të pritshëm. Abdullah, ka shqetësime nervore, lufton për ta mbajtur mend motrën e zhdukur prej vitesh. E ndërsa ajo, ka një elegancë mallëngjyese. në mënyrën sesi kujdeset për të.
#khaledhosseini #dhemaletoshtine
#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bookcoholic #bookshelf #booklover #bookblogger #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

#FaikKonica! Kush nuk e njef? Emni i tij asht njeni prej ma të dashunvet. ...E sigurisht #Konica qe mendja ma e ndrituna e gjithë historís sonë letrare. ... qe për cilsín, për stilin. Të tjerë dhanë punën: ai dha tonin. Aristokrat i lindun. ...Çka tjerët kishin veç e veç e mangut, aj pat të gjitha së bashkut e në mënyrë të plotë. Kurgjâ s'i mungoi, nga kultura e madhe shkencore te ndjesíja e imtë artistike, nga magjija e rrallë e bisedimit te shëndeti e hijeshija fizike. ...Ndërmjet "anadollakëvet" e "sharllatanëvet" aj ishte nji fenomen anakronik. Kuej me i folë për art, "anadollakut në mësallë"? - fragment i marr prej shkrimit "Faik Konica", nga #ArshiPipa, i gjetur nga #MyftarGjana në revistën e përmuajshme "#Kritika", Nr.2, Prill 1944.
Ky shkrim është pjesë integrale e librit "Kritika: esse 1940-1944", fq. 61-68, #botimetPrinci 2006. Fq.107, çmimi 500 l. Për më tej shih @botimetprinci.
.
.
.
.
.
#fjala #ebukur #shqip #shqipe #shqiptar #Shqiperi #Albania #lexonilibra #libratemire #libratqëdua #unelexoj #portrait #photography #photo #bnw #vintage #book #writer #aristocrat #aesthete

#Repost @kendi_i_leximit with @get_repost
・・・
– Pse u bëmë të verbër?
– Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do të ta them se ç’mendoj unë? Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër. Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin.
Gruaja e mjekut u çua dhe shkoi te dritarja, vështroi poshtë rrugën e mbuluar nga plehrat, njerëzit që bërtisnin e këndonin. Pastaj ngriti kokën drejt qiellit dhe e pa krejtësisht të bardhë. Frika e detyroi të ulte menjëherë sytë. Qielli ishte ende atje…

#verberia #josesaramago #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bookcoholic #bookshelf #booklover #bookblogger #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

– Pse u bëmë të verbër?
– Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do të ta them se ç’mendoj unë? Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër. Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin.
Gruaja e mjekut u çua dhe shkoi te dritarja, vështroi poshtë rrugën e mbuluar nga plehrat, njerëzit që bërtisnin e këndonin. Pastaj ngriti kokën drejt qiellit dhe e pa krejtësisht të bardhë. Frika e detyroi të ulte menjëherë sytë. Qielli ishte ende atje…

#verberia #josesaramago #lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bookcoholic #bookshelf #booklover #bookblogger #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

I sapo perfunduar!
Nje histori qe duhet lexuar patjeter. Sa aktuale aq edhe e forte, plot emocion dhe ndjenje qe mposht edhe ftohtesine e rrjetit.
Nje roman qe e lexon me nje fryme. Nje histori e forte qe mbart nje dashuri te madhe, vetmi, gezime , suksese dhe goditje te medha ne jete.
Nje ndjenje dashurie e delire dhe lartesuar ne shkallet me te siperme te zemres dhe te mendjes.
Boshti kryesor i ngjarjeve zhvillohet ne rrjet, por nuk eshte nje histori komerciale e diteve te sotme, eshte shume me shume. Përballë ekranit të kompjuterit dy njerëz i rrëfejnë gjithçka njëri-tjetrit. Ajo ndjen se jeta e saj nuk mund të vazhdojë pa këtë komunikim. Ai, çdo ditë e më shumë mendon vetëm për duart e saj. Historia e një dashurie që lind nga fjalët, nje dashuri qe nuk bazohet ne kontaktin fizik. Ne te ka vuajtje, suksese profesionale, humbje fatale, shkence dhe shume dashuri.
Mund ta pershkruaj me mire me fjalet e autorit kete super liber:

Ajo qe ekzistonte ndermjet tyre, duhet te merrte nje emer. Patjeter! Sepse ate nuk mund ta quante roman. Ishte 100 here me e larte. Roman? Se si tingellonte... Ta quaje roman ate cka ishte ndermjet tyre, ishte njelloj sikur te transportoje beton me nje veture “ Rolls- rojs”. Sikur edhe mund te behej, por ishte marrezi
Ate e merrte malli shume per te.. ...dikur me ke pyetur cdo te thote “Me merr malli per ty”.
Afersisht ishte kjo gjendje e nderthurrjes se te menduarit, enderrimit, muzikes, mirenjohjes qe i ndjeja te gjithe keto,e gezimit qe ekziston ne kete jete dhe e dallgeve te ngrohtesise prane zemres.

#vetminerrjet #janushvishnjevski
#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bookcoholic #bookshelf #booklover #bookblogger #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

Most Popular Instagram Hashtags