[PR] Gain and Get More Likes and Followers on Instagram.

#letersi

228 posts

TOP POSTS

Jave e re = Libra te rinj 😊 Keto jane sugjerimet tona te rradhes, te cilat nuk duhen humbur.
Na ndiqni gjate javes ne diskutime mbi secilin prej tyre 😉 📚
#ebuyonline #blerjeonline #libra #letersi #shqiperi

Nga të gjithë ne në @SireaFilm,
Shumë urime për ty i madhi @IsmailKadare !
📚✒📝
#IsmailKadare #Letersi #Art #Books #BookLovers

Kalendari Historik- 21 Shtator 2000, Sterjo Spase u nderua me urdhrin e lartë “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes. Marre nga @qmksh.al #letersi

Kalendari Historik- Në Janar të vitit 1622, kleriku dhe shkrimtari i letërsisë së vjetër shqipe Pjetër Budi, i dhuroi Bibliotekës së Vatikanit, librin e tij “Doktrina krishtere”. Në pjesën e dytë të këtij vëllimi janë përfshirë 10 vjersha që kanë dalë nga pena e tij. Këto janë poezitë e para të letërsisë sonë të njohura deri më sot. #qmksh #history #letersi #christians

Kalendari Historik- Më 8 Shkurt 1952, është lindur në katundin Stagovë të Kaçanikut në Kosovë, gazetari, publicist dhe poeti Sabit Jaha. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe në Kaçanik të vjetër, më pas ndoqi Shkollën Normale në Ferizaj dhe u diplomua në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Që kur ishte student filloi të shkruajë dhe të botojë në shtypin shqiptar të Kosovës dhe të Maqedonisë. Në vitin 1982, u emërua në redaksinë e revistave “Rilindja” dhe “Shkëndija”. Përveç artikujve të shumtë në faqet e shtypit shqiptar Sabit Jaha ka botuar dhe dy vëllime me poezi, që kanë pasur jehonë pozitive tek lexuesit dhe kritika letrare. #qmksh #gazetari #letersi

Kalendari Historik- Më 3 Shkurt 2006, ndërroi jetë në Itali shkrimtari, skenaristi dhe publicisti i shquar Vath Koreshi. Ai është autor i shumë librave dhe skenarëve të filmave që janë nderuar më çmime kombëtare e ndërkombëtare. #qmksh #culture #letersi

Kalendari Historik- Në Janar 1899, me nismën e abatit Preng Doçi, në Shkodër u krijua shoqëria “Bashkimi”, ku dhanë ndihmesën e tyre për gjuhën dhe kulturën shqipe figura të shquara si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Anton Xanoni, etj. Shoqëria hartoi alfabetin e vet dhe botoi disa fjalorë dhe libra shkollorë e fetarë. #qmksh #histori #letersi #shkoder

MOST RECENT

Kalendari Historik- 21 Shtator 2000, Sterjo Spase u nderua me urdhrin e lartë “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes. Marre nga @qmksh.al #letersi

"Ato munden me t'dashtë. Edhe une i du ato. Ato t'dojnë ty. S'mundem me urrejtë dikënd që ndjell dashni. Po, i du. Pakrahasimisht shumë. Faktikisht ato se dijnë që i admiroj për guximin që kanë me t'dashtë. As nuk kanë me e ditë. Ato nuk m'njohin. Ndoshta s'kanë me m'njoftë asnjiherë. Ndoshta kanë me m'njoftë. Ndoshta s'kanë me ditë me m'dashtë si i du unë. Ndoshta kanë me msu me m'dashtë veç se të du ty. N'dashni nuk ban me u ba zemerngushtë. N'urrejtje s'ban me ken zemergjanë. Të urrej ty veç se je ma i dashtuni i tyne. Të du ty se je ma i dashtuni jem. Prap nuk arrij me t'urrejtë përkundër dashnive që përkunden n'ajri. Nuk arrij me i dashtë sa kishin me m'urrejtë mu mbase sikur të më njihnin. Munden me t'dashtë shumë. Paskajshmënisht fort. Unë kam me i dashtë ma mirë. Unë kam me t'dashtë ma mirë." #FluMusQuote #FluMus #gegnishtja #gegnisht #letersi #letersia #NaDy #artist #writer #author #tregim #ndjenjë #writersofinstagram #shqip photocredits: @alfredcoca

" *si me t'lanë ? - me m'lanë ? *po m'thuj si me t'lanë që mos me i lanë vetes gjurmë tuat n'shpirt, n'trup, n'lëkurë. Më len ti mu. Thjesht ik. Ik siç ikë nji stinë. Po t'lutem mos m'premto përjetsinë kur sje i gatshëm me gjetë veten. - nuk thashë që du me t'lanë. Nuk du me m'lanë...
* edhe sikur të dush, skam me tu shkëputë asnjiherë prej atij që i thonë shpirt. Deshte apo s'deshte ti. Nuk asht ma çka dona na. Na rrëshkiti prej durve shkëndijë që volli zjarr dhe se fikim dot duke pshty. - s'të kam detyru n'asgja. * as nuk kam këmbngulë n'asgja. Po nëse mkishe pyt që me t'praru n'rreze t'dillit, isha mundu me e ba, po pra asgja. Ti provo ik. Lërma mu n'prehen ndjenjën e bame çorap. Edhe tanden. Kur t'i zgjidhi do i lidhi bashkë. Mbase msoj edhe me qendisë. Ti veç mos harro me ardhë." @flumus #FluMusQuote #FluMus #writersofinstagram #author #albanian #artist #writer #gegnisht #gegnishtja #ndjenja #ti #NaDy #NaDyqësjemiDy #thënie #thenie #letersi
Photo Credits: @alfredcoca

Libër shqip #vedatkokona #botime #kokona Quo vadis Letersi Shqipe dhe shkrime të tjera kritike #diell #gjinkalla #pishine #autor #shqiptar #letersi #shqipe4you

Most Popular Instagram Hashtags