#dhemaletoshtine

MOST RECENT

Dhe malet oshtinë.

E para dashuri e imja, nuk ka qenë babi, ka qenë vëllai. “Dhe malet oshtinë”. E pamundur të mos e dua këtë histori. Në të je sërish e mbërthysr në kurthin e dhimbjes.
Pari, 3 vjeç do të ketë mundësi të rritet mës të mirave, larg familjes, për të mos i takuar në një të tashme të afërt. Nga Kabuli, ajo do të shkojë në Paris, së bashku me Nilan, e cila e lë burrin e saj në Kabul, dhe që është një personazh jo aq i lehtë. Një poete, dhe një narciziste, merr rrugën për të jetuar e vetme me të bijën e ‘birësuar’. Pari nuk e njeh të kaluarën e saj. Ajo sheh vegime, ndjen një boshllëk të madh, ka një pjesëz që i mungon buzëqeshjes së saj rrëzëllitëse, Abdullahu vëllai i saj, ama ajo nuk mban mend asgjë.
Vitet kalojnë, duke rrëfyer jetët e personazheve, të lidhur ngushtë me njëri tjetrin. Pari martohet me një një mësues, dhe ka tre fëmijë. Vendos, t’i japë fund pikëpyetjeve që ngrejnë  parandjenjat e saj, udhëton drejt Afganistanit për të njohur të kaluarën e saj, të një jete që u pre në mës, e për të cilën ajo as që ishte e vetëdijshme.
Abdullah, tashmë jeton në Kaliforni, drejton një restorant. Të vetmen fëmijë që pati nga martesa e tij, ai e quan Pari, e lufton për të gjetur tek ajo grimcat e të motrës. Nuk është jetë e lehtë për të . Gruaja e tij vdes, e Pari vendosë të heqë dorë përkohësisht nga ëndrrat e saj për të ndjekur shkollën e artit, e i përkushtohet të atit, Abdullah i cili vuan nga sëmundja e çregullimit të ekuilibrit mendor, i cili shkakton mes të tjerash dhe humbjen e kujtesës.

Rrënqethëse, krahasimi i një oshtime që vjen nga malet, porsa ata takohen. Në fakt takimi është tejet emocionues, por jo me një fund të pritshëm. Abdullah, ka shqetësime nervore, lufton për ta mbajtur mend motrën e zhdukur prej vitesh. E ndërsa ajo, ka një elegancë mallëngjyese. në mënyrën sesi kujdeset për të.
#khaledhosseini #dhemaletoshtine
#lexonilibra #libratemire #unelexoj #kendi_i_leximit #bookcoholic #bookshelf #booklover #bookblogger #bookaddicted #bibliophile #bibliomaniac #books #bookstagram

Atje, përtej idesë
Të së mirës e së keqes, gjendet një fushë. Do takohemi atje.
#khaledhosseini
#dhemaletoshtine

#Dhemaletoshtine
-Khaled Hosseini
"Nje nga librat ku realiteti te mposht ndjenjat ne nje menyre te terthoret derisa ti ndjen librin,e shijon dhe perfshihesh ne te..."
#Javlentelexohet

| Nje roman i paharrueshem rreth gjetjes te dikush tjeter te nje pjese te humbur nga vetja. |
#Home #reading #DheMaletOshtine #roman #book #booksuggest #me

Most Popular Instagram Hashtags