mcnradioalbania mcnradioalbania

1313 posts   2890 followers   471 followings

MCN Radio 

http://mcnradio.al/

Kënga e #ElvanaGjatës "Forever is over" e cila u prit si një sukses ndërkombëtar pati kritika të ashpra mbi theksin e keq të anglishtes së këngëtarës.As Dasarës nuk i ka shpëtuar kjo gjë dhe ajo e ka komentuar në emisionin e saj "Dasara Radio Show" ne #McnRadio 103.1fm

Shefja personale e divës tregon tekat e artistes nga Barbados

Është bërë shënjestra e shumicës së fundmi, për shkak se qartazi ka shtuar ca kile më tepër. Sa i intereson Rihanna-s kjo? Aspak. Pse? Sepse është Rihanna! Edhe pse një pjesë e njerëzve mund ta drejtojnë gishtin nga artistja pikërisht për këtë fenomen të ndodhur në këto pak javë, nuk mund të mohojmë faktin se Riri shkëlqeu (dhe shumë madje) dy ditë më parë, në premierën e ‘Valerian’. Deklaruar më shumë se një herë, që ajo vetë e adhuron konsumimin e ushqimit, të gjithë kanë krijuar idenë se Rihanna i ruan format fizike nga aktiviteti në palestër.
Shefja personale e kuzhinës së artistes ka bërë të qartë se Rihanna nuk ka hequr dorë nga kuzhina e vendlindjes. Është rritur me atë shije dhe vazhdon të jetojë njësoj në këtë drejtim. Një tjetër fakt interesant që ajo zbulon është padakortësia e Riri-t, për të vendosur një ditë para se ç’do të hajë të nesërmen, gjë që ia ka vështirësuar punën jo pak shefes së kuzhinës. Duke lënë mënjanë këto hollësi, lind pyetja: si e nis ditën artistja?

Ylli i muzikës pop, në orët e para të ditës konsumon katër vezë të ziera, një tost të hollë, dhe manaferra/ananas/mango (sipas dëshirës). Një detaj i rëndësishëm që shtohet në të njejtin vakt është edhe uji i ngrohtë me limon. Për drekën, pjata e preferuar e Rihanna-s mbetet orizi, i shoqëruar me mish pule e salcë kerri. Një alternativë favorite për darkën është edhe peshku me sallatë apo perime, edhe pse për këto të fundit, këngëtarja njëherë ka thënë: “I urrej [perimet], por e detyroj veten t’i konsumoj”. Duket si dieta perfekte, pa shumë mundime apo sakrifica, krejtësisht e shëndetshme, edhe pse, deri diku, e kushtueshme. Me pak fjalë, Riri nuk është nga ato që sakrifikojnë kënaqësinë e stomakut, vetëm për të qendruar në formë.

50Cent:Boksierin Mayweatherin e kam si vëlla të vogël

Reperi i njohur amerikan, Curtis Jackson, i njohur si 50 Cent, i ftuar në emisionin televiziv Jimmy Kimmel Live, ka thënë se ai ka qenë nismëtari dhe ndoshta personi që ka ndikuar më shumë te zhvillimi i duelit të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.Jackson është një mik i ngushtë i Mayweather, madje ai e konsideron boksierin si “vëllanë e vogël” dhe ka deklaruar se ka qenë gjithnjë dakord që kjo sfidë të kryhej. “Unë e kam inkurajuar edhe presidentin e UFC-së, Dana White, që kjo sfidë të zhvillohej, duke i thënë të mos e lërë këtë shans t’i ikë nga duart”, është shprehur 50 Cent gjatë intervistës.

Më tej, reperi i ka pranuar se do të jetë i pranishëm më 26 gusht për ta parë duelin dhe ka konfirmuar mbështetjen e tij për mikun e tij, Mayweather. “Është e vështirë ta godasësh, është një kampion”, ka thënë Curtis Jackson, i cili shpeshherë është fotografuar me Mayweather.

Ja kur do të vijë bashkëpunimi i #EraIstrefit me #FrenchMontana

Era Istrefi është gati të publikojë bombën e radhës. Këngëtarja e hitit “Bonbon” ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze “Forbes” ku dhe ka zbuluar publikimin e projektit më të ri muzikor.

Sipas kësaj reviste, Era Istrefi kësaj radhe ka bashkuar fuqitë me reperin e famshëm amerikan French Montana. Projekti i dyshes pritet të dalë në treg më 25 gusht. Jemi të sigurt që do të jetë një hit i padiskutueshëm, na mbetet vetëm të presim fundin e gushtit për ta dëgjuar.

Dasara ne emisioni e saj "da'Sara Radio Show"ne Mcn Radio aludon " Elgit Doda kopjon Chris Brown"
@elgitdoda😲😲😲 "da'Sara" Radio Show"/ E HENE - E PREMTE , ora 13:00 - 15 :00.
#Mcnradio #TemaTV

Dasara ne emisioni e saj "Dasara Radio Show " ne #McnRadio kritikon Getoarin "Vrej kunaten".😲😲😲
@ghettogeasy @luanavjollca
--------------------- "Dasara Radio Show" E hene - E premte, ora 13:00 - 15:00
#Mcnradio #TemaTV

Këngëtarja Dua Lipa zhvishet në makinë

Këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shijon në maksimum suksesin e këngës së saj më të re të cilën e ka publikuar me videoklip “New Rules”.
Kënga ka ritëm dhe klip veror, ndërkohë që ende pa mbushur një javë nga publikimi ajo ka marrë më shumë se 10 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.
Dua duket se është tejet e lumtur me këtë fakt duke postuar kështu në Instagram një foto ku shihet e zhveshur në pjesën e poshtme të trupit.

Dasara ka komentuar sot ne emisionin e saj "Dasara Radio Show"edhe lajmin mbi lidhjen më të re në show bizz-in shqiptar mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Veç asaj që tha mbi ditëlindjen e Kleas dhe si ajo e festoi me miqtë e saj,Dasara deshi ta çojë vemendjen nga Elgiti këtë herë. Elgiti njihet si këngëtar dhe kompozitor mjaft i mirë në vendin tonë,por Dasarës nuk i ka shpëtuar nga sytë dhe veshët fakti që Elgiti këngën e tij në “Këngë Magjike” vitin e kaluar “Ajër” e ka kopjuar nga fillimi deri në fund nga Chris Brown.Ajo ka aluduar duke thënë që ai se ka marrë mundimin t’a ndryshojë aspak kompozimin,gjithsesi Dasara dhe ne j’ua lëmë juve ta gjykoni duke ju sjellë të dyja kenget ne www.mcnradio.al

Dasara kritikon Getoarin,vrej kunatën

Dasara Karaiskaj tashmë prej disa ditësh ka emisionin e saj në radio “Dasara Radio Show” në MCN Radio. Ajo në këtë emision ndër të tjera “bën pak thashetheme” duke komentuar show bizz-in në tërësi. Ditën e sotme ajo ka folur dhe diskutuar mbi projektin e ri të Luana Vjollcës “Benzina”.Pasi diskutoi “talentin” e Luanës,ajo kritikoi kunatin e saj Getoar Selimi i njohur si Gheto Geasy,i cili është nga reperat më të mirë në Shqipëri nëse i ka thënë ndonjë fjalë asaj për muzikën.@luanavjollca @ghettogeasy
Video e plote ne www.mcnradio.al

Projekti i fundit i Elvana Gjatës “Forever is Over”, prodhim i Poo Bear dhe David Guetta po merr gjithnjë e më tepër mbështetje.
Lele Pons, ylli i videove vine që numëron më shumë se 18 milion ndjekës në Instagram, është fiksuar pas këngës më të re të artistes shqiptare.
Aktorja ka publikuar në Instagram video me këngën “Forever is Over” në sfond dhe shkruan se është e fiksuar! Ajo tund kokën sipas ritmit dhe i bën tagg Elvanës, që me siguri e ka marrë mesazhin dhe tashmë e ndjek në Instagram.
Na mbetet t’i urojmë sa më shumë suksese artistes shqiptare, dhe të vijë sa më shpejt me një projekt po kaq cilësor.@elvanagjataaaa

Ledri Vula pjese e "Nallane 4"?
Ledri Vula ka qenë një ndër këngëtarët që kanë mbështetur Flor Mumajesin, Vik Krajën dhe Arilena Arën për bashkëpunimin më të fundit “Nallane 3”.
“Nallane 3, Hype!” –komenton Ledri ne instagram dhe nëpërmjet emoji-ve të përdorura tregon se i ka pëlqyer versioni i 3-të i “Nallane”.
Por ajo që na ka kuriozuar është fakti se Flori i ka komentuar mikut të tij, duke i thënë:
“Nallane 4. E di vetë ti”.
Mesa duket, Flori po mendon për projektin e radhës, në këtë rast për serinë e 4-t të “Nallane”, të shndërruar në një telenovelë muzikore tashmë, shumë të pëlqyer nga dëgjuesit. Kujtojmë që producenti nuk është i vetmi që ka sjellë ‘saga’ këngësh. Të njëjtën praktikë kanë ndjekur edhe Getoar Selimi me anëtarët e tjerë të Babastars me projektin e tyre ‘High 1’ që më pas sollën edhe 2 pasueset.@ledrivula @iamflorimumajesi

Tre reperat, të njohur me emrin Migos, nuk i kanë lënë të fluturojnë në avion vetëm disa orë para se koncerti i tyre të fillonte.Treshja duhej të udhëtonte nga Atlanta drejt Des Moines, por aeroplani i ka zbritur para se të nisej.Menaxheri i grupit është shprehur për “TMZ” se treshja ishin në klasin e parë dhe njëra prej çantave ishte në tokë dhe nuk ishte vendosur në vendin ku rrijnë sendet.Kompania ajrore ka thënë se treshja është përzënë nga avioni pasi nuk ka ndjekur instruksionet e stafit.Menaxheri nga krahu tjetër akuzon këtë kompani për racizëm.

Most Popular Instagram Hashtags